Foto/Skandal: Ruzhdi Lata kërkon t’i dirigjojë tekstin gazetares

Published on 01-09-2017

Jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, liria e informimit është e garantuar me Kushtetutë, por megjithatë e vazhdimisht ajo mbetet një çështje shumë e debatueshme. Mediat, e kryesisht punonjësit e tyre, përgjithësisht, për arsye të ndryshme nuk u shkojnë deri në fund kërkesave të tyre. Trysnia mbi gazetarin sa vjen e shtohet nga politika, politikanët, reklmadhënësit etj.

Ndodhia e fundit që nuk e kuptuam nëse duhet qeshur apo qarë nga elita e politikës sonë dhe kuadri i BDI-së ishte Kryetari aktual i komunës së Dibers z.Ruzhdi Lata.

Rasti i gazetares sonë D.K është shembulli më eklatant për presionin ndaj punëtorëve të mediave. D.K ishte një shembull reprezentativ për atë se si një kryetar Komune i kërkon ti cenzurojë tekstin gazetares sonë dhe të heqë deklaratën e z.Xhemail Çupi (Profesor dhe antar i Kryesisë Qëndrore tek Lëvizja Besa-Dibër). Ai shkon dhe më tej me tekat e tij duke i dhënë opsione gazeteres të zgjedhë mes një Kryetari Komune (i pari i katundit) apo nje aktivisti.
Sa keq, ishte botuar diçka që në moment nuk i konvenon establishmentit të tij politik duke e konsideruar Çupin si një kandidat dhe rival potencial në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Në vend se t’i zgjidhin dallimet e tyre me anë të mjeteve të tjera siç është debati publik, shpalimi i projekteve konkrete dhe vizioneve, Lata harxhon kohë dhe meret me z.Çupi.

Enjoyed this video?
ruzdhi-lata-int-696x392
"No Thanks. Please Close This Box!"