Fuqizimin e Çavkovit me kompetenca e kishte votuar edhe BDI

Published on 12-05-2017

Ndryshimi i ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, me të cilin kompetencat për policinë u bartën nga Ministri tek drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov erdhi si pasojë e negociatave të zhvilluara në Përzhino gjatë vitit të kaluar, raporton SHENJA.

Fillimisht, intencë për të ndryshuar këtë ligj kishin shfaqur partnerët e atëhershëm qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa pas negociatave të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, përpos marrjes së ingerencave të ministrit, u vendos edhe në lidhje me ndryshimet kadrovike të cilat mund t’i bënte ministri teknik. Sipas propozimit, parashihej që 100 ditë para zgjedhjeve të formohet Qeveri kalimtare me dy ministra dhe tre zëvendësministra nga radhët e opozitës, e cila do të jep dorëheqje në ditën kur KSHZ do të kumtoj rezultate përfundimtare nga zgjedhjet.

Asokohe, ekspertët akuzonin se këto ndryshime kanë për qëllim që të lënë ministrin e ri, i cili duhej të jetë nga radhët e opozitës, pa ndonjë funksion ekzekutiv, duke i transferuar kompetencat tek drejtorisë brenda MPB-së.

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Punë të Brendshme u miratua në procedurë të përshpejtuar. Propozimi vinte nga shefat e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, që ishin pjesë e negociatave në Përzhino.

Rrjedhimisht, të gjithë deputetët që ishin prezent votuan pro ndryshimeve. Në seancën e 113-të të mbajtur me datë 29 korrik të vitit 2017, ndryshimet në ligjin për punë të brendshme u miratuan me gjithsej 99 vota pro, ndërsa nuk kishte asnjë deputet që votoi kundër apo i përmbajtur.

Enjoyed this video?
mpb
"No Thanks. Please Close This Box!"