Georgievski: Ndryshimet do të jenë të vështira, si në rënien e komunizmit dhe tranciozionit

Published on 21-05-2017

“Qeveria e deritanishme çdokund ka strukturat e saj – në MPB, biznes, gjyqësor, media. Në një situatë të këtillë ndryshimet nuk do të jenë të shpejta dhe lehta”, deklaroi për Deutsche Welle njëri nga udhëheqësit e VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski.

Ish bashkëpartiakët e Nikolla Gruevskit, ndërsa sot oponentë politikë Ljubço Georgievski, Ljube Boshkoski dhe Stojançe Angellov, nga java e ardhshme do të fillojnë aktivitetet për përgatitje për zgjedhjet lokale.

Georgievski nuk deshi të komentojë gjendjen e brendshme të VMRO-së, e cila po reflekton mbyllje partiake.

“Nuk mund të kuptoj cili ishte qëllimi i VMRO-së. Prej kur BDI tha se nuk pranon koalicion me ata, më tej nuk duhej të ekzistonin dilema dhe iluzione, për shkak se rregullat e demokracisë janë të qarta”, tha Georgievski, duke aluduar në ngjarjet që ndodhën më pas.

Enjoyed this video?
georgievski-do-ket-euml-luft-euml-n-euml-se-b-euml-het-qeveri-pa-shqiptar-euml-t_hd-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"