Gjeopolitika Ruse në Europën Lindore dhe në Ballkan

Published on 12-06-2017

Dr. Selfullah Maloku

Sipas informacioneve të “Associated Press” në Kopenhagën, më datë 26 Maj 2017, Estonia ka njoftuar Rusinë se dy prej diplomatëve të saj do të dëbohen nga vendi. Ky njoftim erdhi disa muaj pasi Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë (KAPO) në Estoni  raportoi mbi ndalimin e një shtetasi në fillim të këtij viti, i cili ishte rekrutuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (GRU) të Forcave të Armatosura të Rusisë. Nuk kemi informacion nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën.

Gjithashtu, më datë 29.05.2017, Zv/kryeministri moldavian Lilian Darii i kërkoi ambasadorit rus në Moldavi, Farit Nukhametshin që nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Moldavisë, të njoftonte Qeverinë ruse mbi vendimin e marrë për dëbimin dhe shpalljen non-grata të pesë diplomatëve rusë për ndërmarrjen e aktivitetit në kundërshtim të statusit të tyre diplomatik. Pesë diplomatët janë:

Asistent i Atasheut ushtarak, Aleksandër Grudin. – Atasheu Ushtarak Igor Dobvnea.  – Asistent i Atasheut ushtarak, Vadim Genadevich Ukhnalev. – Asistent i Atasheut ushtarak, Dmitriy Sergeyevich Rayevskiy. – Seksioni Politik, me mbulim civil, Pavel Pozdnyakov.

Sipas Autoriteteve moldaviane, të gjithë diplomatët e lartpërmendur kanë lidhje me Drejtorinë Qendrore të Inteligjencë, GRU dhe përfshirja e tyre në masa aktive dhe në operacione spiunazhi në Moldavi është mirë dokumentuar. GRU është përfshirë në rritjen e operacioneve të influencës dhe propagandës për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale në periudhën Tetor- Nëntor 2016, të cilat rezultuan me zgjedhjen si president të Moldavisë Igor Dodon, një politikan pro-rus. GRU është përfshirë gjithashtu:

Duke paguar dhe shantazhuar zyrtarë të Parlamentit moldavian që të dilnin nga koalicioni qeveritar PD ose të bllokonin aktet legjislative të iniciuara nga koalicioni drejtues qeveritar;

Duke promovuar referendume, protesta dhe zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të hidhnin poshtë qeverinë pro-Evropiane;

Duke trajnuar të rinjtë Gaugazë nga GRU në Rostov për veprime paramilitare në Lindje të Ukrainës dhe Moldavi;

Duke shpërndarë thashetheme për një përfshirje të Plahotniuc në një vrasje.

Operacione propagandistike duke përdoruar Median moldaviane, Mediat ruse në Moldavi, organizatat e rinisë, organizatat jo qeveritare dhe hakerime duke përfshirë bllokime të shërbimeve ose sulme për mbledhje informacioni në drejtim të Institucioneve shtetërore moldaviane, të cilat koiçidojnë me zgjedhjet lokale të 2015 dhe zgjedhjet presidenciale të 2016. Çuditërisht, autoritetet moldaviane e kishin të lehtë të gjurmonin aktivitetet e GRU, për shkak dhe të pakujdesisë të treguar nga ata gjatë operacioneve.

Një diplomat, veçanërisht Alexander Grudin ishte i lidhur me Iurie Bolboceanu, ish anëtar i parlamentit moldavian, nga Partia Demokratike, i cili është arrestuar në Mars të vitit 2017 për tradhti ndaj Moldavisë nëpërmjet spiunazhit. Sipas raportimeve të mediave moldaviane, Balboceanu ka pasur një bashkëpunim të gjatë me Grudinin, dhe që shpërblehej financiarisht.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe në Mal të Zi, ku të përfshirë në ngjarjet e tentativës së grushtit të shtetit, u proceduan  14 (katërmbëdhjetë) persona, duke përfshirë mes tyre dhe dy oficerë të GRU të cilët do të gjykohen në mungesë, për veprime konspirative për sulm kundër parlamentit si dhe për vrasjen e Kryeministrit me qëllim ndalimin e hyrjes së Malit të Zi në NATO.

Enjoyed this video?
19114667_1538065492910388_609569385_n
"No Thanks. Please Close This Box!"