Gjermani, në prill azil kanë kërkuar 11.952 persona

Published on 08-05-2017

Gjermani, në prill azil kanë kërkuar 11.952 persona

Numri i azilkërkuesve në Gjermani në prill arriti në 11.952, që është më i ulët në raport me muajin e kaluar, kur numri i azilkërkuesve ishte 14.976 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë thuhet se në mesin e azilkërkuesve në prill, shumica e tyre ishin sirianë edhe atë 2.579.

Muajin e kaluar azil kanë kërkuar edhe 1.104 shtetas të Irakut, 929 iranianë dhe 843 shtetas të Afganistanit.

Azili në Gjermani nga janari deri në prill kanë kërkuar 60.872 persona nga të cilët 14.642 ishin sirianë.

Enjoyed this video?
Gjermani, në prill azil kanë kërkuar 11.952 persona
"No Thanks. Please Close This Box!"