Gjiko zbulon diçka të madhe pas aksidentit (Video)

Published on 08-08-2017

Reperi Gjiko dje ka pësuar një aksident me veturë dje (e hënë) në tunelin e Kalimashit.
Përkundër veturës, e cila u demolua komplet, gjendja shëndetësore e reperit por edhe e të gjithë atyre që ishin brenda, është shumë e mirë dhe kanë shpëtuar pa lëndime.

Megjithatë, një ditë pas aksidentit, Gjiko ka përshëndetur fansat me një video në Instagram, duke i falënderuar të gjithë ata që u shqetësuan dhe i adresuan mesazhe në rrjetet e tij sociale, përcjell Telegrafi.

Ai sqaron se nuk ka qenë në timonin e veturës, duke treguar përmes shakave se po të ishte ai në timon, do të “vdisnim”.

Por, sigurisht që gjithçka është thënë me shaka, ndërsa Gjiko duket i lumtur që ka shpëtuar mirë dhe pa asnjë lëndim nga ky aksident.

Enjoyed this video?
GJIKO
"No Thanks. Please Close This Box!"