Gjuha shqipe peng i kohës apo i mëshirës së partive maqedonase

Published on 24-06-2017

Implementimi apo mos implementimi i gjuhës shqipe në nivel shtetëror  është bërë përsëri temë kryesore. Njohësit e rrethanave politike të kontaktuar nga gazeta Lajm, ndajnë mendime të ndryshme sa i përket kësaj teme.

Gazetari, Avdi Bakiu mendon se Qeveria e re ka prioritete tjera shumë më të rëndësishme, gjuha shqipe ende do mbetet një premtim i parealizuar i partive politike shqiptare dhe një dëshirë e parealizuar e popullit shqiptar.

“BDI-ja realisht nuk i ka lënë hapësirë vetes që të premtojë në të ardhmen për gjuhën shqipe, pasi të njetin premtim disa herë e ka tradhtuar, edhe pse asnjëherë nuk ka pas një plan veprimi të saktë se si do ta bëjë gjuhën shqipe zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë”, tha Bakiu.

Ai shtoi se puna e gjuhës shqipe, tani do varet direkt nga Qeveria e Zaevit se sa do të ketë vullnet politik për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje..

“Mendoj se partitë shqiptare, veçanërisht BDI e ka shansin e fundit për ta mbyll këtë çështje me gjuhën, edhe pse duket shumë e pabesueshme”, përfundoi Bakiu

Analisti Ismet Ramadani thotë se, nëse zgjedhjet lokale mbahen në pjesën e par të tetorit, atëherë do të përdoret edhe nga VMRO-ja po edhe nga Lëvizja Besa.

“Në qoftë se ligji për gjuhët sillet para zgjedhjeve lokale, atëherë VMRO-DPMNE-ja do ta përdor atë edhe pse janë zgjedhje lokale që të përfitoj mbështetjen nga elektorati Maqedonas kundër Zaevit dhe LSDM-së. Nga ana tjetër BESA si parti opozitare në qoftë se ligji nuk sillet deri në datën e zgjedhjeve lokale, sigurisht do ta përdor për të atakuar partitë shqiptare që janë pjesë e Qeverisë”, deklaroi Ramadani.

Ai është i mendimit se fushata mund të merr një kahje të tillë saqë do të margjinalizohen, apo anashkalohen shumë probleme tjera.

“Në vend se Fushata të zbret në rrafshin lokal apo në vetëqeverisjen lokale, ajo do të jetë në rrafshin e përdorimit apo implementimit të gjuhës shqipe”, përfundoi Ramadani

Kujtojmë tash e disa vite, Bashkimi Demokratik për Integrim në çdo cikël zgjedhor qoftë lokale apo parlamentare ka premtuar se do e zgjedh problemin e gjuhës shqipe, por deri më tani fjalët dhe premtimet e BDI-së dhe Ali Ahmetit, nuk kanë dal të suksesshme dhe nuk iu është përmbajtur premtimeve parazgjedhore .
Nga ana tjetër Lëvizja Besa ditë më parë njoftoi se është në përpilim e sipër të një draft ligji për gjuhën shqipe.

Enjoyed this video?
34-2
"No Thanks. Please Close This Box!"