Gjykata e Apelit me pesë seanca për ankesat e PSP-së

Published on 17-07-2017

Gjykata e Apelit në Maqedoni sot do të duhet të mbajë pesë seanca në vazhdimësi ku do të rishikohen ankesat ndaj aktakuzave të PSP-së.

Gjatë fundjavës, kjo gjykatë vërtetoi marrjen e pasaportës për gazetaren Ivona Talevski, e akuzuar për fshehje tatimi.

Gjithashtu, vërtetim të vendimit u aprovua edhe për pjesëtarët e policisë ”Allfa” për torturën ndaj kryetarit të partisë ”Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkoski. Katër pjesëtar të kësaj policie kanë humbur pasaportat për në periudhë të caktuar.

Gjykata e Apelit gjatë gjithë javës do të ketë seanca për rishikim.

Enjoyed this video?
rastet-ne-gjykate-2-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"