“Goran Grujovski mund të fshihet në Bosnjë”

Published on 30-08-2017

Fokus bën të ditur se ish-shefi i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski, i akuzuar nga PSP, mund të fshihet në Bosnjë e Hercegovinë. Ai është i lindur atje dhe posedon shtetësi të Bosnjës.

Grujovski së bashku me Nikolla Boshkovski, tanimë 36 ditë ndodhen në arrati, pasi Gjykata e Apelit vendosi t’ua shqiptojë masën e paraburgimit, si të akuzuar nga PSP në rastet “Shënjestra” dhe “Fortesa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në opinion spekulohej se të arratisurit ndodheshin në Shqipëri, por burime nga MPB thanë se nuk ka diçka të tillë.

Siç u njoftua më herët, Grujovski ka edhe një identitet tjetër me emrin Vlladimir Varellov. Ndërsa sipas MPB-së INTERPOL-i ka qenë i njoftuar për këtë emër.

Fletarresti ndërkombëtar për dy të akuzuart u nënshkrua më 26 qershor, pasi policia nuk arriti t’i gjejë dhe arrestojë në Maqedoni.

Grujovski është i akuzuar për veprat penale: “shoqëri kriminale”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “falsifikim të dokumenteve zyrtare”, ndërsa Nikolla Boshkovski ngarkohet për veprat: “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare”.

Enjoyed this video?
grujovski1_1_0-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"