Griezmann, lojtari më i mirë francez

Published on 19-12-2016

32

YLLI I “EURO 2016”, ANTOINE GRIEZMANN, ËSHTË EMËRUAR LOJTARI MË I MIRË FRANCEZ PËR VITIN QË PO LËMË PAS NGA PRESTIGJIOZJA “FRANCE FOOTBALL”

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili shkëlqeu në “Euro 2016” duke u shpallur edhe golashënuesi dhe lojtari më i mirë i këtij turneu, tani është emëruar lojtari më i mirë francez, transmeton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur magazina franceze “France Football”, nga e cila edhe Griezmann mori çmimin.

Griezmann ka pasur një vit ëndrrash, i cili ishte në mesin e tre më të mirëve për “Topin e Artë” derisa ka mundësi të fitojë çmimin e FIFA-s “Lojtari më i mirë për vitin 2016”, ku do të garojë me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. /Express/

Enjoyed this video?
32
"No Thanks. Please Close This Box!"