Gruevski dhe Zaev sot në gjykatë

Published on 20-11-2017

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahen seancat për rastin “Dhuna në Qendër”, në të cilin akuzohet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe për “Ryshfet” në të cilin është i paditur kryeministri Zoran Zaev, transmeton Express.

Gruevski duhet të paraqitet në gjykatë për akuzat për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Në lëndën e PSP “Dhuna në Qendër”, krahas Gruevskit, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-ministrin i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja Daniela Rangellova.

Paraprakisht seanca më 28 shtator është anuluar për shkak të mungesës së dy të akuzuarve.

Zaev për “Ryshfet” akuzohet se në cilësinë e kryetarit të komunës së Strumicës, kërkoi mitmarrje nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov, në vlerë prej 160 mijë euro për një tokë ndërtimore në Strumicë.
Seanca paraprake, më 27 shtator, u anulua për shkak të mungesës së gjykatëses Dijana Gruevska-Ilievska./Express/

 

Enjoyed this video?
zoran-nikola_1511163912-2525380
"No Thanks. Please Close This Box!"