Gruevski godet Zaevin: Në LSDM shoh vetëm fytyra të vjetra

Published on 27-05-2017

Në kongresin e LSDM-së shoh vetëm fytyra të vjetra që i humbën zgjedhjet më 2014 dhe 2016 dhe në një formë erdhën arritën të vijnë në pushtet, dhanë premtime serioze dhe të mëdha dhe prandaj njerëzit me të drejtë kanë shpresa, tha sot lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski.

” I shoh poshtë lartë të njëjtit njerëz që i njohin nga pushteti i tyre në korrupsion, krim, dështime, premtime të rreme, manipulime, informacione të rreme, akuza ntë kundërshtarit në vend që të përqëndrohen në projekte të reja dhe diçka që do të përmirësojë jetën e njerëzve. Fokusohen në oponentët dhe hedhin shpifje dhe gënjeshtra mbi ta”, tha Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit zyrtar të investimeve gjermane në prodhimin e tekstileve industriale dhe teknike “Luteks” në Veles.

Ai theksoi se LSDM-ja kur të vijë në pushtet premton reforma dhe vetë quhen qeveri reformatore. Por, ai theksoi, ne nuk kujtohemi në asnjë reformë të LSDM-së.

Enjoyed this video?
Nikolla-Gruevski-780x439-768x432
"No Thanks. Please Close This Box!"