Gruevski: Përgatitem të fitoj në zgjedhje, të kthehem në pushtet e jo të iki

Published on 21-07-2017

Mbrojtja e ish kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit konfirmoi se PSP-ja e ka shkelë afatin për ngritjen e akuzave për rastet “Titanik”, “Fortesa” dhe “Target” dhe për atë gjykata nuk duhet t’i shqyrtojë të gjitha rastet.

Sipas tyre, PSP-ja i ka dorëzuar akuzat për këto raste me 30 qershor në orën 21, ndërsa sportelet punojnë deri në orën 16.

Për Gruevskin, paraqitja njëherë në javë në Gjykatë është degradim politik.

“Nuk kam kryer vepër penale që të kem shkak për t’u frikësuar. Kundër meje mbahet përndjekje politike dhe fushatë. Dëshmia e vetme kundër meje është Zaev, mezi pres të fillojë gjykimi që të vërtetohet se unë jam i pafajshëm. Kam pasur mundësi të largohem 2 vite prej kur PSP-ja paralajmëroi se do të më ngihen akuza. Kam udhëtuar dhe jam kthyer. Tash përgatitem të fitoj në zgjedhje, jo të iki. Ku do të ikja në këtë botë të globalizuar, deri tani nuk kam munguar në seanca dhe në çdo ftesë të gjykatës do të përgjigjem”, ka thënë Gruevski në Gjykatën e Apelit.

PSP konsideron se ekziston rrezik nga ikja për shkak gjendjes së tij të pasurisë të llogarive bankare të cilat do t’i mundësonin jetë edhe jashtë Maqedonisë, ka pasur 10 milionë denarë, 46 mijë euro dhe 7 mijë franga franceze në llogaritë bankare.

Enjoyed this video?
auto_auto_nikolaaaaaaaaaa14991631061500629422
"No Thanks. Please Close This Box!"