Grujevski e Boshkovski ende në arrati, Spasovski: Policia ka informacione

Published on 25-09-2017

Dyshja e Drejtorisë për kundërzbulim, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë dy muaj në arrati. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, tha se janë në kërkim pas të arratisurve të akuzuar për përgjim të paligjshëm. Policia ka informacione, por nuk mund t’i komunikojë para publikut.

Ne kemi njohuri, çdo ditë marrim të dhëna të ndryshme, i kontrollojmë, por nuk janë të dhëna që mund ti ndajmë në publik – dekaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Nesër vazhdon gjykimi, ku i pandehuri i parë në “Fortesa 2” është pikërisht ish shefi i drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski. Ai dhe gjashtë kolegë të tij akuzohen se kanë djegur dokumente lidhur me përgjimet e paligjshme. Deri më tani, nuk dihet si do vijojë gjykimi, sepse Grujevski është në arrati dhe se do të gjykohet në mungesë. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski ndër të tjera tha se deri në fund të vitit duhet të presim zgjidhje ligjore në pjesën e ndjekjes së komunikimeve, dhe nëse DSK-ja do të jetë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë, e jo të Ministrisë së brendshme. Puna e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim ishte kritikuar në raportin e dytë të ekspertit gjerman, Rajnhard Pribe./Alsat-m/

Enjoyed this video?
gg
"No Thanks. Please Close This Box!"