Grushta, shkelma e shkulje flokësh: Mësuesja dhe asistentja rrahen brutalisht në prezencë të nxënësve (Video, +18)

Published on 24-05-2017

Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale ka shokuar opinionin amerikan, për faktin së në të shfaqet një mësuese dhe një asistente të cilat rrahen brutalisht në prezencë të nxënësve në klasë.

 

Videoja është filmuar në shkollën fillore “Stone Mountain” në Atlanta të Georgia, transmeton Telegrafi.

Aty shihen dy gra duke e goditur njëra-tjetrën në kokë, derisa fëmijët e tmerruar me atë çfarë po shihnin nuk mund të ndaleshin duke bërtitur.

E gjithë ngjarja filloi kur njëra prej tyre e shtyu bankën e klasës në drejtim të tjetrës, derisa afër tyre shihej një nxënës duke tentuar t’i bëjë detyrat.

Të shokuar me atë çfarë po ndodhte, nxënësit nuk mund të ndaleshin duke bërtitur, derisa në një moment një kolege e tyre futet për t’i ndalur.

Zyrtarë të kësaj shkolle kanë bërë të ditur që të dyja nëpunëset janë përjashtuar nga puna, derisa prindërit e kanë mirëpritur vendimin duke thënë se ato do të duhej të ishin shembull për nxënësit. /Telegrafi/

Enjoyed this video?
1-457-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"