Hafiz Elmazi nga Poroji, hoxha që mbajti fjalim në ditën e parë të Universitetit të Tetovës

Published on 03-05-2018

Për ata që prej disa ditësh thonë se i është prishur “laiciteti” Universitetit të Tetovës për shkak të Mevludit. Ju lutem lexojeni këtë!
“… më 17 shkurt të vitit 1994, në mektebin e xhamisë së fshatit Poroj u mbajtën ligjëratat e para të studentëve të Universitetit të Tetovës, ajo ditë ishte ditë e xhuma. Para se të fillon ligjërata e ditës së xhuma, Hafiz Elmaz ef. Qamili si imam në xhaminë e fshatit Poroj, iu drejtua popullatës së tubuar me fjalët: ‘Sot namazin e xhumasë do ta falim jashtë xhamisë në mbrojtje të shkollimit, universitetit dhe studentëve’. Me këtë mesazh që ia drejtoi xhematit të tubuar në xhami, të gjithë dolën jashtë në përkrahje të popullatës së tubuar për të mbrojtur studentët që po sa kishin filluar ligjëratën e parë në UT…”
Ky është ai burrë, ai imam që e ka bërë këtë gjest historik. Mos e shtoni farën e budallëve si të xharajve e ramabajave edhe në këtë nënqiell!/Ismail Sinani

Enjoyed this video?
hoxha
"No Thanks. Please Close This Box!"