Hajnat kanë plaçkitur një japonez në Urën e Gurit

Published on 29-10-2017

Disa persona të panjohur, meshkuj, dje e kanë plaçkitur S.M. nga
Japonia, derisa ka lëvizur nëpër Urën e Gurit në drejtim të Çarshisë së Vjetër. hajnat i kanë marrë 25.000 denarë dhe 5.000 jenë japonezë.
Siç informoi sot MPB, hajnat e kanë hasur S.M., ndërsa njëri prej tyre i ka thënë t’ua tregojë paratë japoneze.
“S.M. e ka nxjerrë portofolin në të cilin ka pasur 25.000 denarë dhe 5.000 jenë japonezë, ndërsa njëri prej personave ia ka marrë atë dhe ka ikur”, ceket në Buletinin e MPB-së.
Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesve.

Enjoyed this video?
plackitje
"No Thanks. Please Close This Box!"