Harrohen në aeroplan bizhuteritë e Rita Orës në vlerë rreth 4 milionë dollarë

Published on 23-05-2019

Raportohet se një grua që mbante bizhuteritë në vlerë rreth 4 milionë dollarë për këngëtaren Rita Ora në Festivalin e Filmit në Kanë, i kishte harruar ato në aeroplan, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.

Sipas “AFP”, bizhuteritë ishin huazuar nga një markë luksoze, ndërsa gruaja që po kujdesej për to i ka harruar në aeroplanin e saj në aeroportin e Nicës, në Francë, pasi mbërriti nga Londra.

Deri e kishte kuptuar, avioni ishte nisur për tu kthyer në Aeroportin Luton në Londër.

“Dikush me mendje në re gati humbi disa miliona” tha një polic me shaka, ai tha se bizhuteritë janë kthyer në Nicë nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.

Ylli 28-vjeçar, e lindur në Kosovë vonë u shfaq në Kanë më 16 maj duke mbajtur një gjerdan diamanti dhe kishte veshur një fustan të bardhë. /Lajmi.net/

Enjoyed this video?
ritaora-650x358
"No Thanks. Please Close This Box!"