Hendboll/ “Rinia” me qejf e presin derbin me “Vardarin”

Published on 15-12-2016

1

Si asnjëherë më parë, klubi i hendbollit “Rinia” nga Çairi ka nevojë për mbështetjen e publikut të vet. Ata të enjten zhvillojnë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezon në kategorinë e dytë të hendbollit për meshkuj.
Hendbollistët shqiptarë do të përballen me KH Vardar dhe nëse fitojnë do të ngjiten në pozitën e dytë, ku do të jenë vetëm një pikë larg vendit të parë.
Në prag të kësaj ndeshje ata kanë publikuar një foto në faqen e klubit në facebook, ku shihen se janë në formë shumë të mirë.

“Po nê qoftëse neser në ora 19:00 ne sallen e sportit ne Kale Kh Rinia arinë të mposht ekipin e Kh Vardarit,Kh Rinia do te ngjitet ne vendin e dytë dhe vendi i parë do te jetë 1 pik larg ne. Kshtu qe mos nguroni ejani ne përkrahje e klubit tone”, thuhet në postimin e tyre në facebook. /LajmTV

Enjoyed this video?
1
"No Thanks. Please Close This Box!"