I arrestuari në Pejë është i dënuar bashkë me të birin për vrasjen e dhëndrit dhe mikut në Zvicër

Published on 27-07-2017

54 vjeçari Demë Berisha është arrestuar të enjten në Pejë, pasi i njëjti është i dënuar më 17 vite burgim në Zvicër, për vrasjen e dhëndrit dhe babait të tij, në vitin 2012 në Oensingen të kantonit të Solothurnit.
Demë Berisha krimin e kishte kryer bashkë me djalin e tij, Bekim Berisha. Ky i fundit, 28 vjeç, për të njëjtin krim u dënua më 20 vite burgim nga drejtësia zvicerane, dënimit e të cilit e konfirmoi edhe Gjykata e Supreme e Zvicrës vitin që shkoi, shkruan Gazeta Express.
Demë Berisha, nga viti 2012 ndodhet në arrati, me urdhër-arrest ndërkombëtarë të lëshuar nga Zvicra, pasi kishte arritur të ikte nga autoritet zvicerane pasi ishte deklaruar si i sëmurë gjatë procesit gjyqësor. I njëjti, ishte dënuar më 17 vite burgim për vrasjen në fjalë, përkundër mungesës në gjykim.
Ai, të enjten u kap nga Policia e Kosovës në Pejë. Dhe rastin e ka konfirmuar Daut Hoxha, të nesërmen, për Gazetën Express.
“Me datë 26.07.2017, Njësiti për persona te arratisur (FAST Kosova) qe vepron ne kuadër te Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar ne Drejtorin e Përgjithshme te Policisë së Kosovës, se bashku me një njësi te Patrullës se Stacionit Policor te Pejës kane arrestuar te dyshuarin (D.B; v.l. 1963) ne bazë te urdhër kërkimit ndërkombëtar. Ne bazë te këtij urdhri i njëjti është i dënuar me 17 vjet për veprën penale vrasje, vepër e kryer ne Zvicër”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se Berisha është ndaluar më vendim të prokurorit të shtetit.
Ndryshe, vrasja e dy shqiptarëve, babë e bir, ishte bërë para dyerve të shtëpisë së viktimave në Solothurn të Zvicrës. I plagosur kishte mbetur edhe një person i tretë, mysafir i viktimave, shkruan Gazeta Express.
Bekim Berisha e kishte pranuar se ka kryer krimin që kishte tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, derisa babi i tij Demë Berisha e mohonte pjesëmarrjen në vrasjen e dhëndrit dhe babait të tij, ndaj edhe ishte arratisur.
Deri tek vrasja e dyfishtë kishte ardhur si rezultat i një konflikti në mes të dy familjeve, i cili nga konflikti verbal kishte eskaluar në dhunë e kishte përfundua me fatalitet. /GazetaExpress/.

Enjoyed this video?
pej
"No Thanks. Please Close This Box!"