Ibrahimi: BESA s’do ta mbështes qeverinë e Zaevit

Published on 30-05-2017

Zeqiria Ibrahimi deputet i Lëvizjes Besa, nga foltorja e Parlamentit tha se nuk do ta mbështetin qeverinë e re të Zoran Zaevit, duke shtuase se Zaevi  ka përzgjedhje të shkëlqyer, por shfaqi edhe dëshpërim për një pjesë të kuadrit i cili, siç tha, nuk i plotëson të gjitha pritjet tona.Sipas tij, kabineti i propozuar qeveritar nuk është reformë, por riciklim.

“Isha i bindur se shkaku se pse e refuzuat bashkëpunimin me ne është kërkesa jonë për ridefinimin e shtetit. Por sot e kam të qartë se ky është parimi ynë i parë në qeveri të mos ketë persona të korruptuar dhe të inkriminuar”, tha deputeti i Lëvizjes BESA Zeqirja Ibrahimi.

Enjoyed this video?
Zeqirja-Ibrahimi_parlament
"No Thanks. Please Close This Box!"