Ibrahimi: I dënoj sulmet ndaj privatësisë sime

Published on 12-10-2017

Sulmet e njëpasnjëshme ndaj privatësisë sime tani më ka disa ditë që vazhdojnë nga qyqarët e shefave të kandidatit të LSDM-BDI-së për Komunën Çair, të cilët në mënyrë më tinëzarë, të ulët dhe me sulme nga më çnjerëzoret mundohen që e-mailin dhe Facebook-un tim personal, ta mbajmë nën kontroll duke shkelur çdo normë ligjore dhe juridike. Kështu ka thënë sot para gazetarëve kandidati i Lëvizjes BESA në Çair, Zeqirija Ibrahimi, sipas të cilit, “këto sulme, që herë vijnë nga kandidati në fjalë e herë edhe nga shefat e tij, flet për panikun dhe frikën që i kapluar ata, të cilët e ndjejnë humbjen e zgjedhjeve në Çair më 15 tetor dhe përgjegjësinë që duhet të japin për veprat e tyre denigruese”.

“Të nderuar qytetarë, nga këtu dua t’ia bëj me dije oponentit tim politik dhe shefave të tij, se të gjitha rastet dhe cenimet ndaj privatësisë sime – tash pas kësaj konference do të paraqiten në organet kompetente dhe sektorin pranë MPB-së, më saktësisht në “Sektorin për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale”. Me këtë rast kërkoj nga gjitha organet kompetente, që sa më parë të shqyrtojnë rastin dhe kushdo qofshin autorët e këtyre sulmeve të dënohen sa më parë. Unë pres që drejtuesit e shtetit, më saktë pushteti aktual, që e mban veten “reformator” ta dëshmojë veten se sa është reformator, ndërsa i bëj thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni që ta evidentojë këtë rast dhe ta ketë parasysh kur këta njerëz të paskrupullt u vardisen nëpër zyrat e tyre. Këtu nuk është në pyetje personi Zeqirija Ibrahimi, madje as lëvizja BESA, por kështu po rrezikohet privatësia e qytetarëve dhe po standardizohet shantazhi”, ka thënë Ibrahimi.

Enjoyed this video?
Zekirja-ddsssaaaaaaaa-750x430
"No Thanks. Please Close This Box!"