Ibrahimi i PDSH-së godet dhe thumbon ministrat e BDI dhe Aleancës

Published on 28-05-2017

Nënkryetari i PDSH, Orhan Ibrahimi ka ironizuar me ministrat e rinj të BDI, por edhe të Aleancës për Shqiptarët, duke aluduar te LR-PDSH.

Ja postimi i plotë:

“Bashkë Drejt Qëllimit !”
Përzgjedhje briliante e Ali Ahmetit, për funksionet më të larta shtetërore !
Propozimet janë figura të pa harxhuara, të pa korruptuara, figura të reja, si dhe, për të parën herë do të batrin poste të larta shtetërore!
Kryetar Parlamenti- z.Talat Xhaferi, biografi e pa njohur për opinionin!
Ministrat e Ri të Qeverisë Reformatore:
Sadulla Duraku-Ministër i ekologjisë;
Zv/drejtor i Doganave të RM-së,
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujëra,
Deputet në Parlamentin e RM-së, 2006-2010,
Kryetar i Komunës së Likovës.
Hazbi Lika – zv/ kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve;
Ish zëvendës ministër i Punëve të Brendëshme,
Ish kryetar i Komunës së Tetovës (gjatë viteve 2005-2009),
Ramiz Merko, ministër pa resor;
Ka qenë kryetar i Komunës së Strugës,
Ish deputet,
Biznismen i pakurruptuar.
Dhe ministra të tjerë profesionist të llojit të vet, të pa zhytur në krim të organizur. Do të bashkëqeverisin më partinë e cila e “Reformoj”, Partinë e Arbën Xhaferit.
“Bashkë drjet qëllimit”, BDI-Reforma do ta “Reformojnë Maqedoninë”.

shkruan Ibrahimi ne facebook.

Enjoyed this video?
UntitledOrhanii-620x330
"No Thanks. Please Close This Box!"