Ilija Dimovski me letër të hapur për Zoran Zaevin

Published on 07-08-2017

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, i ka dërguar letër të hapur kryeministrit Zoran Zaev.

Në letër në emër të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Dimovski reagon ashpër ndaj mos pranimit të asnjë amendamenti të dorëzuar nga OBRM-PDUKM-ja për rebalancin e buxhetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria nuk është e gatshme të pranijë asnjë propozim të huaj, tregon se nuk ka kapacitet demokratik. Deputetët nga koalicioni që kishte më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, në fazën e parë dorëzoi 706 amendamente, ndërsa në fazën e dytë 89 amendamente të cilat janë reale dhe dalin nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, shkruan Dimovski në letër.

Dimovski është i bindur se këto amendamente ishin bazë e mirë për debat cilësor dhe konstruktiv në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe thekson se të paktën një pjesë e këtyre amendamenteve duhej të pranoheshin në interes të qytetarëve.

“Premtuat përfshirje dhe bashkëpunim, ndërsa nuk pranuat asnjë amendament nga 58 deputetë opozitar, prej të cilëve 51 nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” dhe 7 deputetë nga partitë tjera opozitare në Kuvend. Në këtë mënyrë treguar se dora e shtrirë për bashkëpunimin që paralajmëruat është vetëm mashtrim dhe asgjë tjetër”, thotë mes tjerash Dimovski.

Ai shprehet i bindur se nëse deputetët e pushtetit punojnë në interes të Qeverisë, deputetë e opozitës do të jenë të gatshëm për punë, propozime, iniciativa dhe kritika ndaj pushtetit, që punët të zhvillohen në interes të qytetarëve.

Enjoyed this video?
Ilija-Dimovski-Kuvend-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"