INA: Gafurr Adili pas 33 viteve vjen në Maqedoni

Published on 21-09-2017

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Gafurr Adili nesër vjen në vendlindjen e tij në
Kërçovë, mëson INA.
Ai pas 33 viteve rikthehet në vendlindjen e tij në Serbicë të Kërçovës, aty ku jeton familja e
tij.
Adili nga viti 1984 u arratis për në Zvicër, pasi që në gjah i ishte vënë UDB-ja dhe më pas
shërbimi sekret i Maqedonisë.

Ai në mërgim qëndroi deri në fundvitet e 90-ta, duke lëvizur në Shqipëri. Në vitin 2003
përqëndrohet në Tiranë, ku fillon aktivitete kombëtare.

Siç mëson INA, Adili ditëve të fundit ka bërë një kërkesë në ambasadën e Maqedonisë për
document udhëtimi dhe se është njoftuar ng ambasada se nesër mund të tërheq dokumentin
dhe të udhëtojë drejt Maqedonisë. Pas 13 viteve qëndrimi në Tiranë, Adilit nuk iu dha
shtetësia shqiptare, edhe pas shumë aplikimeve. Rikthimin e tij në vendlindje e ka
paralajmëruar edhe miku i tij, doktori i mirënjohur kërçovar Adil Mustafa, i cili ka ndihmuar
procesin e rikthimit të Gafurr Adilit në vendlindje.

Ai në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur
ndonjë proces të ngritur gjyqësor dhe se dosja e tij është e pastër. (INA)

Enjoyed this video?
gafurr
"No Thanks. Please Close This Box!"