Internet më të lirë për shtetasit e Maqedonisë kur do të udhëtojnë nëpër rajon

Published on 09-06-2017

Shfrytëzuesit e telefonit mobil nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina që nga 1 korriku i këtij vitit do ta kenë mundësinë e çmimit mëtë ulët për roaming thirrjet, e cila përsëri do të ulet, edhe atë sipas marrëveshjes për zvogëlimin e çmimeve maksimale të cilët operatorët mobil mund të vendosin.

Informacionin e ka pohuar edhe Vlladica Tintor-drejtoreshë e Agjencisë rregullative për komunikime elektronike të Serbisë në CEE SUMMER mbledhjen e katërt të operatorëve telekomunikativ.

”Është interesane rritja e nevojave të mobil internetit dhe shkëmbimi i të dhënave në dy vitet e fundit për 200%, çka është rezultat i jashtëzakonshëm. Edhe një ulje të çmimit të roamingut do të kemi që nga 1 korriku, kurse për zvogëlimin e ardhshëm të çmimeve do të duhet të ketë një bashkëpërputhje nga katër vendet’, tha Tintor.

Çmimi maksimal i minutës së thirrjet dalëse në roaming në rajon është 24 cent, përderisa thirrje hyrëse arrin 7 cent.

Nga fillmi i korrikut, çmimet për thirrjet dalëse do të zvogëlohen për 19 centë dhe 5 cent për çmimet hyrëse. Në këto çmime vendet do të shttojnë edhe TVSH-në.

Kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e internetit në rajon, çmimet maksimale për momentin janë të barabarta me 45 cent për Mgb, kurse nga 1 korrik 20 cent për 1gb plus TVSH.

Enjoyed this video?
Roaming-foto-ilstr-780
"No Thanks. Please Close This Box!"