Interpelancat për Nikollovskin dhe Carovskan sot në Kuvend, refuzohet ajo për Dimitrovin

Published on 12-09-2017

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 13-të në të cilën në rend dite janë interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, të dorëzuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Mbrëmë, parlamenti refuzoi intearpelancën për ministrin e Politkës së Jashtme, Nikolla Dimitrov, të cilën gjithashtu e kanë dorëzuar deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Në kuadër të seancës së 13 në rend dite gjithashtu janë edhe dy propozim-ligje tjera të dorëzuar nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni.

Bëhet fjalë për plotësimin e Ligjit për privatizim dhe marrje me qira të tokës në pronësi të shtetit dhe Ligjit për menaxhimin me ujin.

Enjoyed this video?
kuvendi-mk-2-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"