Intervistë ekskluzive: Maqedonia po zbrazet nga shqiptarët sipas planit të Çubrilloviqit (VIDEO)

Published on 21-10-2017

Veprimtari i njohur në diasporë, Gafurr Adili, në një megaintervistë për Gazetën Lajm thotë se Maqedonia po zbrazet nga shqiptarët sipas planit të Çubrilloviqit. Ai e pershendet koalicionin ASH-BESA, duke theksuar se ky koalicion reflekton vullnetin shqiptar dhe si i tillë do i fitojë zgjedhjet. Pas kthimit në Maqedoni paralajmëron pjesëmarrje aktive në skenën politike, e madje edhe mundësinë për formimin e një partie politike.

Adili ka folur për fillimet e veprimtarisë së tij, për njohjen me Kadri Zekën, si dhe për kyçjen e mëvonshme të Ali Ahmetit në ilegalitet. Ai ka përmendur rastin kur ka përjetuar dëshpërim të thellë, pasi në indeksin e Ali Ahmetit, kryetarit të sotëm të BDI-së, ka vërejtur se ka vetëm dy nota edhe atë 6-she. Ky rast ka ndodhur në vitin 1981 në protestat studentore.

Në këtë intervsitë Adili flet edhe për atë se cili përfaqësues i lartë i sotëm i BDI-së i ka thënë se do të fillojnë luftë vetëm për të ja marrë pushtetin Arbër Xhaferit. Poashtu flet edhe për fenomenin e ikje së shqiptarëve nga Maqedoni në vendet perëndimore. Ali Ahmetin bashkë me dajën e tij Fazli Veliun i apostrofon si të dyshuarit kryesor për arrestimin e 375 shqiptarëve nga Kosova,. Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi, që ka ndodhur në kohën e Jugosllavisë në vitin 1985.

Ai ka edhe një mesazh serioz për Ali Ahmetin, sepse e konsideron si fajtorin kryesor që e mbajti të izoluar 14 vite në Shqipëri. Intervistën e plotë me Gafur Adilin mund të përcillni në videon më poshtë.

Enjoyed this video?
Gafurr Adili LajmTV
"No Thanks. Please Close This Box!"