Intervistë me Hadi Osmanin, gazetar, analist, mbështetës i LSDM-së

Published on 15-07-2017

1. Gazetarët zakonisht duhet të jenë apartiak. Ju përveç që keni dalë në mbështetje të një partie politike, e veçanta është se keni mbështetur një parti maqedonase. Pse e bëtë këtë?

H.Osmani: Fillimisht unë këtë e kam bërë publikisht dhe jo në mënyrë tinzare siç e bëjnë fatkeqësisht shumë kolegë të mij edhe shqiptarë edhe maqedonas. E dyta, LSDM nuk është më parti e pastër maqedonase, por parti qytetare dhe fakt është që shumica e anëtarëve janë maqedonas. Shtetet evropiane kanë investuar me dekata e shekuj për konceptin qytetarë, ndërsa ne e kemi tani mundësi për të pasur një parti të tillë. Këtë rast duhet ta shfrytëzojmë. Zoran Zaev ashtu si në fushatë edhe tani si kryeministër, edhe deklarativisht edhe në vepër po realizon politika qytetare. Koncepti që ai ofron është një shtet ku të gjithë qytetarët do të trajtohen njejtë.

2. Ju besoni në konceptin politik të LSDM-së, apo keni lidhje të afërta me funksionarë të kësaj partie. Publikisht keni dëshmuar se jeni i afërt edhe me Muhamed Zeqirin.

H.Osmani: Jo vetëm me Muhamed Zeqirin, por unë njihem edhe me Oliver Spasovskin, shumë funksionarë të tjerë dhe vetë liderin Zoran Zaev. Nuk është ky qëllimi i njohjes time, por qëllimi i vërtetë, koncepti i LSDM-së më ka afruar me këta njerëz, përveç se me Muhamed Zeqirin të cilin e njoh edhe kur ishim koleg gazetar të dy. Por nuk duhet mohuar se këta persona kanë një meritë që unë jam në LSDM, por më saktë është kozistenca e tyre në politikë dhe qëndrimet ndaj shqiptarëve. Muhamed Zeqiri është politikani i parë shqiptar që nuk ka komplekse dhe inferioritet. Shumë politikan shqiptar në partitë shqiptare shpesh herë i kemi dëgjuar edhe në bomba se silleshin me servilizëm ndaj VMRO-së duke thënë se janë “më shka se shkau”, disa kompleksoheshin nga feja ismale. Muhamed Zeqiri nuk e fsheh as kombësinë shqiptare e as se është shumë musliman, ai mban qëndrimet e tij kudo që shkon, ndërsa kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev e zgjedh atë njeri të dytë në parti, që do të thotë se edhe ai respekton përkatësinë etnike dhe fetare të Muhamed Zeqirit dhe gjithë shqiptarëve.

3. Ditëve të fundit ka paralajmërime se LSDM po hap shtabe edhe në Komunën e Likovës. Keni ju lidhje me këto shtabe dhe besoni që LSDM mund të hyjë në një ish zonë lufte?

H.Osmani: Iniciativën e kanë ndërmarë disa shokë të tjerë të cilëve nuk duhet t’ua humbin meritat, si Agroni nga Haraçina dhe disa shokë nga komuna e Likovës ku bëj pjesë edhe unë. Unë personalisht kam dhënë mështetje morale dhe me miqt e mi, ndërsa së shpejti do të aktivizohem edhe personalisht dhe do të kontriboj në këtë proces. Hyrja e LSDM-së në Likovë ka një qëllim madhor dhe shumë të rëndësishëm. Deri tani politikanët shqiptarë kanë aktruar nacionalizma dhe folklorizma, i kanë getoizuar shqiptarët duke shpallë armiqësi me partitë e deritanishme maqedonase dhe me pushtetin qendror dhe kur kanë munguar investimet fajin ja kanë hedhur VMRO-së dhe LSDM-së. Një pjesë të fajit kanë pasur edhe ata sepse ashtu më lehtë i kanë ikur përgjegjësisë. Tani ne duam që edhe me Komunën e Likovës të udhëheq një kryetar, shqiptar, banorë i Likovës, por kandidat i LSDM-së. Komuna nuk guxon të izolohet dhe të jetë peng i nacionalizmave të politikanëve të paaftë. Fatkeqësisht edhe partitë e reja vazhdojnë me folklorizma të njëjtë dhe duket që shkojnë në rrugë të njëjtë. Prandaj ne duam që Komunën e Likovës ta lidhin drejtëpërdrejt me Qeverinë dhe të jetë më afër fondeve dhe investimeve. Pra Qeveria të ketë përgjegjësi për këtë rajon. Nga nacionalizmat dhe nacionalromantizmi i politikanëve shqiptarë kanë vuajtur mjaft banorët e Likovës.

4. A besoni se mund të fitojë LSDM në Likovë?

H.Osmani: Askush nuk besonte se LSDM mund të fitojë 60 mijë vota të shqiptarëve, por kjo ndodhi. Askush nuk besoi se LSDM mund të fitojë vota në Haraçinë, Studeniçan, Çair e Likovë, por fitoi. Madje në dy komuna doli e para. Do të fitojë edhe në Likovë sepse në zgjedhje vendosin qytetarët dhe jo politikanët, ndërsa qytetarët e kanë kuptuar tani më shumë se kurrë se çfarë është politika dhe si duhet të luhet ajo. Qytetarët treguan se duan jetë më të mirë dhe jo përalla e mashtrime që kanë dëgjuar deri më tani.

5. A e dini se rrezikoni të shpalleni tradhëtar nga partitë shqiptare?

H.Osmani: Partitë shqiptare fatkeqësisht e kanë tepruar me etiketime dhe njëllosje dhe tanimë fjalët e tyre si dëgjojnë shqiptarët. Ata e shpallën tradhëtar edhe Muhamed Zeqirin, por shikoni në Kuvend dhe në debate si i rijnë përballë Muhamed Zeqirit me shumë buzëqeshje dhe mos të them edhe servilizëm. Unë jam i drejtëpërdrejtë, Muhamed Zeqiri e çliroi edhe BDI-në nga VMRO-ja dhe ata sot bëjnë selfie, flasin fjalë të mëdha e japin premtime lirshëm, falë një beteje që e zhvilloi LSDM dhe falë votave të shqiptarëve që e rrëzuan VMRO-DPMNE-në. BDI, por edhe partitë opozitare e kanë kuptuar mesazhin e votuesve shqiptarë dhe nëse vazhdojnë me retorikën e vjetër vetëm do të zhyten edhe më thellë në humbjet e tyre.

Enjoyed this video?
20134573_1759056627467650_1240063930_n
"No Thanks. Please Close This Box!"