Inzaghi, trajneri i ri i Shqipërisë? (Foto)

Published on 22-06-2017

Filippo Inzaghi, ish trajneri i Milanit, është kandidat për ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është në kërkim të selektorit të ri, pas dorëheqjes së italianit, Gianni De Biasit.

Sipas “Gianluca di Marzio”, FSHF është duke konsideruar mundësinë e angazhimit të Filippo Inzaghit në krye të ekipit kuqezi.

Inzaghi aktualisht është trajner i Venezias por ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm, përcjell Express.

Ish sulmuesi i Italisë, Parmës, Atalantas, Juventusit dhe Milanit ka drejtuar edhe Rossonerët në sezonin 2014-2015.  /Express/

Enjoyed this video?
inzaghi_1498110037-8885630
"No Thanks. Please Close This Box!"