Ish kandidati i Zhelinës i nxjerr të palarat e Fatmir Izairit!

Published on 17-06-2017

Beteja për marrjen e komunave shqiptare veçse ka nis të hyjë drejt ideve dhe projekteve konkrete, ku qytetarët do të duhet të zgjedhin mes fatit të tyre të ardhmërisë ose fatit të pasurimit të zyrtarëve të pushtetit. Një prej betejave më të rënda për komunat shqiptarë është padyshim dhe ajo e komunës së Zhelinës, ku do të jetë rol dominues për interesin e qytetarëve.

Ish kandidati i Zhelinës, Latif Arifi në një koment të tij të fundit ka thyer heshtjen e tij dhe ta nxjerr të zezat dhe të palarat e kryetarit aktual të Zhelinës, Fatmir Izairit. Ai ndërkohë i ka bërë me dije se veprimtaria e tij në komunën e Zhelinës karakterizohet dyshime të mëdha sesi është qeverisur, dhe në anën tjetër ka bërë me dije se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm këtë herë në përzgjedhjen e tyre. Ai në komentin e tij ka treguar se koha e BDI-së dhe kryetarit aktual Fatmir Izairi duhet të përfundojë e të hapet një kapitull i ri për qeverisje të re, që në fakt do të duhet të jetë transparente dhe efikase para çdo qytetari.

Ja se çfar shkruan z.Arifi në komentin e tij:

Vetë zgjedhja e z. Izairi ishte kriminale, me një proces të manipuluar zgjedhor ku keqpërdori në mënyrën më të paskrupullt pushtetin që e fitoi me dyshime nga qytetarët shqiptar, ku nëpërmjet të cilit kushtëzoj biznismenët e Komunës që me financat e tyre të dyshimta të keqpërdorin njerëzit edhe ashtu të rënduar ekonomikisht. Blerja e votës më shumë vendbanime, si në Merovë dhe vendbanime tjera të komunës së Zhelinës, pastaj mbushja e kutive në Pallaticë dhe Dëbërc ishte një shkak për të parë qytetarët se qeverisja e tij me komunës ishte jo vetëm jo transparente, por dhe e dyshimtë.

Janë disa nga arsyet kryesore se z. Izairi i ka ardhur fundi me qeverisjen e komunës së Zhelinës:
1. Menaxhimi jo transparent i punëve të kryera në komunë, pastaj fryrja tejmase e kostos së projekteve të investuara, bashkë edhe me keqpërdorimin financiar, ku në mënyrë shumë dyshuese dhe të jashtëligjshme ka inkasuar mjete financiare për projekte të caktuara në emër të kofinancimit edhe atë nëpërmjet paragon blloqeve, duke anashkaluar toatalisht sistemi pagesor bankar të shtetit. Kjo është qeverisja e Fatmir Izairit me komunën e Zhelinës, dhe qytetarët tashmë e kanë mundësinë për ta kuptuar sesi janë harxhuar paratë e tyre nga kryetari i komunës së Zhelinës. Jotransparenca e tij financiare duhet të jetë dhe shkaku kryesor që qytetarët duhet ta ndëshkojnë e ta çojnë në pensionimin e tij si kryetar jo transparent me financat e qytetarëve dhe për kurdisje të tenderëve duke futur shifra paushalle në realizimin e projekteve.

2. Tjetërsimi i pronës publike edhe atë kryesisht njerëzve të afërt të biznes klanit të tij dhe partisë së tij BDI janë dëshmia se ky nuk e meriton vëmendjen e qytetarëve. Shitja e kësaj pasurie publike jashtë çdo kriteri me çmime qesharake shokëve të tij që e mbajtën në pushtet, dhe tek të cilët provon mbijetesën publike. Është fakt i pamohueshëm kontributi që këta njerëz të afërt të tij njëherit edhe pronar zë tij të pasurisë publike janë edhe donatorët kryesor të fushatës zgjedhore të partisë së z. IZAIRI. Mjafton të shifet raporti financiar i zgjedhjeve të fundit të BDI-së, ku z. Fatmir Izairi ishte e dhe përgjegjës, rezulton se gati të gjitha firmat e komunës së Zhelinës ishi donatorët kryesor të fushatës së fundit me shuma të majme. Po të përkthehet ndryshe janë këto mjete që janë inkasuar qytetarët në emër të projekteve të realizuara dhe janë faturat e fryra fiktive që këta biznismenë sot mbështetës të BDI-së kanë vjedhur “asfaltin” e qytetarëve.

3. Arsye tjetër se pse z. Izairi do të jetë humbës në këto zgjdhje është edhe qasja e tij ndaj qytetarëve. Ai harron se është kryetar i 18 vendbanimeve, ndërkohë që vazhdon të sillet si kryeplak i ZHELINËS. Me të drejtë banorët e Komunës së Zhelinës janë të irrituar në qasjen selektive të ndarjes së mjeteve dhe projekteve, duke lënë pas dore të gjitha fshatrat e Dervenit. Nëse mendon se dy begatona që ka shpërnda në këto anë, ai gabon rëndë sepse iku koha kur njerëzit manipuloheshin me begatona. Sot të gjithë e shofin se në këto anë nuk ëashtë investuar asgjë që mund ta ndryshonte mirëqenien sociale dhe ekonomike. Qytetarët janë zhytur në krizë ekonomike, për faktin se z. Izairi më shumë ka parë interesin për pasurimin e tij sesa interesin e qytetarëve të komunës së Zhelinës.

4. Arsye tjetër edhe më bindëse është trendi që partisë e z. IZAIRI i ka ra “kanceri” i pashërueshëm, është kjo parti që udhëhiqet nga njerëz të plakur, të paaftë, ku ua kanë zënë rrugën të rinjve, pasi vjetërinat e BDI-së janë ujqit e vjetër për të vjedhur paratë e qytetarëve që paguajnë taksat, dhe taksat e tyre shkojnë direkt në buxhetin e këtyre zyrtarëve partiak për të rritur pasurinë e tyre familjare dhe klanore. Me gjithë mundimet e kryetarit të z Fatmir Izairi për të shpëtuar atë çfar mundet, nga ajo që ka mbet BDI, por më kot këtë uragan të ndryshimit që filloj me 11 dhjetor 2016 nuk do të mund ta ndal kush as më pak z Fatmir Izairi i zhytët deri në fyt në korrupsion.

Enjoyed this video?
zhelin
"No Thanks. Please Close This Box!"