Ish kryeprokurori: Ivanov dhe Gruevski, përgjegjësit për nxitje të dhunës në Maqedoni

Published on 01-05-2017

21MandatiIvanovGruevski

Prokurori Publik, Marko Zvërlevski do t’i shkaktojë dëme të mëdha procedurës për zbardhjen e plotë të dhunës në Kuvend, thotë ish kryeprokurori i Maqedonisë, Stevan Pavleski. Sipas tij, fakti që me këtë rast merren gjashtë prokurorë nuk do të thotë asgjë, duke marrë parasysh lidhjet e Zvërlevskit me policinë dhe kryesinë politike të VMRO-DPMNE-së.

“Për Republikën e Maqedonisë është fatkeqësi e madhe që prokurorë publik në këtë moment është Marko Zvërlevski, ndryshe vazal i dëshmuar policor vitet e kaluara dhe ne nuk presim që ai të bëjë diçka reale ngase do të bëjë çmos që t’i zhvlerësojë dhe t’i diskualifikoj të gjitha veprimet kriminele që i pamë në televizion si qytetarë”, deklaroi Stevan Pavleski, ish prokuror publik i RM-së në një telefonatë për Alsat M”.

Të dyshuarit për ngjarjet në Kuvend tani për tani ndiqen vetëm për veprën pjesëmarrje në turmë që do ta ndalojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës. Nga Prokuroria nuk ka informacion nëse do të kërkohet përgjegjësi nga organizatorët e protestave, nga zyrtarët politik dhe policor. Pavleski thekson se ekzistojnë kushte që presidenti Gjorgje Ivanov, kryeparlamentari Tarjko Veljanovski dhe lideri i VMRo-DPMNE-së Nikola Gruevski të dyshohen për pjesëmarrje për veprimtari kriminale.

“Në këtë drejtim mund të kërkohen kualifikime për bashkëpjesëmarrje për veprimtari armiqësore, por në mendoj se është tradhti e madhe fakti që veprimet e grupit dhe bandës në Kuvend në fakt paraqesin veprime që paraprakisht ishin të nxitura nga këta tre persona. Një veprim nuk guxon e të mos kualifikohet e ai është veprimi ndaj zotëri Selës. Nuk ka dilemë se ndaj tij është kryer vepra penale urrejtje/mosdurim në bazë nacionale, racore dhe fetare dhe kjo është e dënueshme me ligj”, theksoi Stevan Pavleski.

Për dhunën e ushtruar në Kuvend katër personave i është caktuar masa e paraburgimit ndërsa shkon në tetë numri i të ndaluarve. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, një ditë pas ngjarjeve të dhunshme deklaroi se sulmet ndaj deputetëve janë përpjekje për vrasje me planifikim dhe paramendim.

Enjoyed this video?
21MandatiIvanovGruevski
"No Thanks. Please Close This Box!"