Ish ushtari i UÇK-së nga Shkupi i shkruan kryeministrit Edi Rama

Published on 31-01-2017

22AzbiNuredini

I nderuar Kryeministër Edi Rama,
Unë që po ju shkruaj jam ish pjesëtarë/epror i UÇK-së 2001.
I nderuar kryeministër meqë ju ndërmjetësuat në unifikimin e subjekteve politike Shqiptare të Maqedonisë poashtu edhe në hartimin e një agjende kërkesash me interes për Shqiptarët e Maqedonisë ndërsa aty mungon një çështje që është poashtu jetike për ne ish pjestarët e UÇK-së dhe gjith Shqiptarët e Maqedonisë Ligji për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e UÇK-së 2001.
Prandaj ju lutem nga zemra në emër të shumë ish pjestarëve të UÇK-së që të ushtroni ndikimin tuaj te partia Shqiptare BDI pjesmarrëse në formimin e Qeverisë së Maqedonisë ta mer përsipër dhe pa zvarritje ta miratoj ligjin për dëshmorët invalidët dhe veteranët e UÇK-së 2001, me miratimin e këtij ligji do të ndërpritet diskriminimi kushtetues dhe ligjor që po na bëhet ne ish pjestarëve të UÇK-së vetëm përse jemi Shqiptarë, sepse një ligj i tillë për pjesmarrësit Maqedonas në konfliktin e 2001 të quajtur Branitella është miratuar para 15 viteve që në vitin 2002 dhe ata me pasardhësit e tyre i gëzojnë të drejtat ligjore.
Shpresoj dhe besoj në reagimin tuaj

Me respekt
Azbi Nuredini
Shkup

Enjoyed this video?
22AzbiNuredini
"No Thanks. Please Close This Box!"