Ivanov: Presim ndihmë nga Shqipëria për antarësim në NATO (VIDEO)

Published on 20-11-2017

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta tha se gjatë takimit kanë biseduar për realitetin në Ballkan, nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nevojat e përbashkëta që i kanë të dyja vendet, transmeton Express.

“Tani presim që Shqipëria ta ndihmojë Maqedoninë drejt NATO-së dhe të ndihmoj në marrjen e ftesës për anëtarësim. Në lidhje me BE-në tërë përvoja tonë ja vëmë në dispozicion gjatë këtij rrugëtimi. Në lidhje me afrimin e popujve dhe bizneseve është i nevojshëm investim në koneksionin mes dy vendeve, sepse shkëmbimin tregtar që i kemi nuk kënaq nevojat. Arsyetimi që e shprehin afaristët është mungesa e koneksionit, sidomos e lidhjes hekurudhore dhe qasja në portin e Durrësit. Folëm që të gjendet zgjidhje që të rritet lidhja mes dy vendeve”, tha Ivanov gjatë konferencës për shtyp.

Ivanov shtoi se së bashku kanë konstatuar se “faktori që na lidh më së shumti dy vendet janë maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoni.“ Kam shprehur mirënjohje për angazhimin e presidentit Meta në lidhje me qëndrimin dhe kujdesin për komunitetin maqedonas në Shqipëri me qëllim të avancimin e pozitës së tyre”, shtoi Ivanov./Express/

Enjoyed this video?
download-1_1511178602-4425844
"No Thanks. Please Close This Box!"