Ivanovi mbrëmë nënshkroi rebalancin e buxhetit

Published on 14-08-2017

Presidenti Gjorge Ivanov ka shfrytëzuar në maksimum afatin ligjor dhe në momentin e fundit mbrëmë vonë ka nënshkruar rebalancin e buxhetiti, i cili u votua nga deputetët në Kuvendin e Maqedonisë.

Zvarritja e tij e procedurës hapi mundësi për spekulime se ndoshta do ta shohim veton e parë të Ivanovit ndaj pushtetit të ri, pasi janë nga parti të ndryshme, por deri tek një hap i tillë nuk erdhi.

Arsyeja kryesore për paqartësitë ishte udhëtimi i Ivanovit jashtë shtetit. Nga kabineti i presidentit nuk njoftuan se ku ka udhëtuar presidenti, por vetëm se është kthyer me avionin qeveritar.

Pas procedurës, ai e ktheu rebalancin në Kuvend, ku edhe u votua nga deputetët para shtatë ditëve.

Enjoyed this video?
Gjorge-Ivanov-780x439 (1)
"No Thanks. Please Close This Box!"