Ja çfar shkruan Arben Taravari, në ditën e parë si kryetar i Gostivarit

Published on 30-10-2017

Të nderuar gostivaras, kam privilegjin dhe kënaqësinë të deklaroj se Gostivar u bë i Pari!
Pikërisht sot, në datën 30 tetor tē vitit 2017 deklaroj se ne kemi fituar zgjedhjet lokale për të drejtuar Komunën e Gostivarit për 4 vjet! Urime të gjithëve pasi Fituesit jeni ju!
Sot nuk ka asnjë të humbur pasi çdo gostivaras është i rëndësishëm për Gostivarin pavarsisht bindjeve politike apo përkatësisë etnike!
Falenderoj shqiptarët, turqit, maqedonasit dhe romët të cilët dua ti përmbledh me një emër: Gostivaras!
Falenderoj partinë Besa për mbështetjen e saj të pakursyer, fitorja natyrisht është edhe e tyre!
Falenderoj personalitete të mendimit si profesor Rufi Osmani që na dhanë suportin e tyre aq të vlefshëm!
Falenderoj çdo nënë, baba, vajzë apo djalë, nga fshati më i largët e deri në zemër të qytetit që votoi dje për Gostivari i Pari!
Falenderoj Ekipin tim të ngushtë të cilët punuan me ndershmëri dhe pasion!
Në këtë fitore që është njëkohësisht edhe sfidë, mua më keni punësuar si kryetar të administratës, dua ta kuptoni të gjithë që kjo është një punë për mua, punë të cilën do e bëj me dedikimin më të madh, do kem privilegjin dhe përgjegjësinë ta kryej.
Sot keni fituar ju, dhe unë ndjehem fitues sepse kam qënë dhe do jem me ju!
Sinqerisht
Arben Taravari
Krenarisht Gostivaras

Enjoyed this video?
Arben-Taravari-Gv-12-TETOR-1-696x390-1
"No Thanks. Please Close This Box!"