Ja cilët politikanë nga Maqedonia e kontaktuan Haradinajn në Francë (VIDEO)

Published on 20-02-2017

ramushlajmtv

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në intervistën e tij dhënë për LajmTV ka zbuluar edhe emra të politikanëve nga Maqedonia që e kanë thirrur në telefon dhe kanë kërkuar që ta vizitojnë edhe në Francë.

“Ka pasur interesim edhe prej shqiptarëve të Maqedonisë, vëllezërve dhe motrave. Kam takuar besa këtu njerëz që jetojnë në kurbet, janë përkrahës dhe shumë të interesuar, jam dëgjuar dy herë me zotëri Menduh Thaçin, ai shprehi interesim, por unë thash mos po kryhet. Ka qenë shumë aktiv edhe Bardhyl Mahmuti, dhe ka bërë shumë punë rreth lëndës, materies, pastaj ka qenë edhe “Daja”, Fazli Veliu, ka qenë aktiv me porosi, me interesim. Edhe nga Shqipëria kishte shumë interesime, u jam mirënjohës të gjithëve për aq sa kanë mundur të bëjnë, e sa kanë bërë, u jam mirënjohës”, ka deklaruar për Lajm Haradinaj.

Ai ka porositur të mos harrojmë se ne jemi në të drejtën tonë. “Ne jemi shqiptarë. Nuk i kemi borxh fqinjëve tanë, realisht ata kanë bërë të këqija mbi ne, çdoherë, krim e gjenocid, kështu që nuk kemi pse të shqetësohemi as të mërzitemi, por të rrimë në të drejtën tonë”, përfundoi Haradinaj./LAJMPRESS

Enjoyed this video?
ramushlajmtv
"No Thanks. Please Close This Box!"