Ja ku do ti çojë Ali Ahmeti Ish-minstrat e “përkohshëm”

Published on 20-06-2017

Shumica e ish-ministrave të BDI që ishin pjesë e qeverisë së fundit pritet të sistemohen nga ana e kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti.

Siç mësohet nga burime partiake për INA, pjesa më e madhe e tyre do të jenë të sistemuar në postet e drejtorëve, ndërsa disave u është premtuar se do të emërohen ambasadorë. Ish-ministrat që ishin kryesisht kuadro të reja kanë pakënaqësi se nuk janë emëruar në postet ministrore, sepse ata nuk kishin mundësi të tregojnë rezultatet e tyre për shkak të Qeverisë kalimtare dhe gjendjes së jashtëzakonshme të shoqëruar me krizë të vazhdueshme politike.

Në nivel të ministrave, asnjë prej ish-ministrave nuk u emërua, ndërsa pa ndërruar ngeli vetëm një zv/ministër. (INA)

Enjoyed this video?
Ministrat-e-rinj-BDI
"No Thanks. Please Close This Box!"