Ja sa aksidente trafiku ka pasur dje në Shkup

Published on 22-02-2017

23aksident

Bilanci i të lënduarëve në 14 aksidentet e trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup. është shtatë persona të lënduar lehtë në shtatë aksidente, kurse në shatë të tjera janë konstatuar vetëm dëme material, transmeton Gazeta Express.

Policia rrugore dje ka sanksionuar 30 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara, tre që nuk kanë respektuar sinjalistikën rrugore, pesë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe nëntë vozitës janë ndaluar dhe sanksionuar sepse nuk kanë pasur dokumentacionet e nevojshme për qarkullim në trafik. Janë sanksionuar, gjithashtu, edhe katër këmbësorë të cilët nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.

Karrotreci ka larguar gjithsejt 86 automjete të cila kanë penguar zhvillimin normal të trafikut./Gazeta Express/

Enjoyed this video?
23aksident
"No Thanks. Please Close This Box!"