Ja sa duhet të prisni në vendkalimet e Maqedonisë

Published on 22-07-2017

Në këtë periudhë të verës është shtuar fluksi i makinave nëpër pikat kufitare. Radhët më të gjata janë në vendkalimin Tabanoc, sidomos në hyrje, në këtë periudhë kur për pushime vijnë mërgimtarët tanë, informon INA.

Sipas Auto – Moto Lidhjes së Maqedonisë pritjet më të gjata janë në hyrje duke shkuar deri në 45 minuta, në disa raste kur ka flukse të mëdha. Por, disa qytetarë që kanë udhëtuar kanë shkruar se ka ndodhur që të presin edhe më shumë dhe kolonat të jenë deri tek hyrja e Preshevës.

Në vendkalimin kufitar Bogodoricë me Greqinë pritjet janë deri në 1 orë, për shkak të fluksit të madh të turistëve që udhëtojnë për në bregdetin grek, derisa në vendkalimin Dojran pritet 15 deri 30 minuta.

Enjoyed this video?
kufi
"No Thanks. Please Close This Box!"