Ja se si do rrjedhin gjërat për ngërçin politik

Published on 14-02-2017

qeveriaRm

Shkruan:Qenan Aliu

Prejudikim,

JA SESI DO TË RRJEDHIN GJËRATË PËR NGËRÇIN POLITIK !

** Bdi-ja do të luaj në kartën e stërzgjatjes duke humbur kohë në favorë të Vmro-Dpmne-së, deri në javën e parë të muajt mars, në variantin e parë për të mos skaduar afati kushtetues ( 70 ditë ) i shpalljes së zgjedhjeve lokale , poqëse do të synojnë për të shkuar në zgjedhjet e rregullta lokale në koordinim me Vmro-Dpmne-në do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit nga rradhët e Bdi-së. Nëse nuk do të jetë ky synim atëherë stërzgjatja do të mundë të vazhdojë edhe më tejë, kuptohet skadimi i afatit kushtetuesë do të nënkuptonte shtyerjen e zgjedhjeve lokale . Zgjidhja e kryetarit të Kuvendit nuk do të nënkuptonte edhe mundësinë për zgjedhjen e qeverisë kuptohet sipas tyre me arsyetimin se nuk është aritur kompromis në mes palëve. ** Meqenëse qeveria aktuale është vetëm teknike edhe në ramje ,mbase edhe nuk plotëson disa parametra juridik për të organizuar zgjedhje së bashku me KSHZ-në si organ kyç (që duhet të rikomponohet sipas Kodit zgjedhorë ) , madje edhe poqëse zgjidhet kryetari parlamentit zgjedhjet lokale nuk do të mund të mbahen për vetë faktin se opozita në bllokun maqedonas eventualisht edhe nga blloku shqiptarë do të bojkotnin të njëjtat. ** Ky skenarë ka për synim komplikimin e situatës me qëllim që të efektuojë qeveri të profilit të Marëveshjes së Përzhinës me kyçjen e opozitës dhe eventualisht të ndonjë partie tjetër shqiptare përveç Bdi-së si pjesëmarëse. Mirëpo edhe ky varijant nuk do të efektuohej për arsye se partitë shqiptare opozitare nuk do të kishin për synim kyçjen në kësisoj formati të qeverisë, ndërsa opozita maqedonase tani pët tani nuk do të pranonte këtë variantë. ** Pas stërzgjatjes, gjithsesi ky komplikim do të efektuonte ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë për një Përzhino 3 , ku pas një ndërmjetësimi poashtu të gjatë do të efektuohej një qëndrim për një ( qeveri të ekspertëve ) me profile të paanshëm, qeveri me detyra të përcaktuara për një afat konkret. kjo për arsye se për një qeveri politike të koalicionit të madhë nuk do të kishte pajtim sepse ajo edhe nuk do të mund të funksiononte për shkak të anatagonizmave të skajshme. ** Kjo stërzgjatje do të bënë që Vmro-Dpmne përmes shoqatave të ndryshme (edhe po ndodhën ) të etablojë platformë maqedonase si pandam i Deklaratës së përbashkët të shqiptarëve. Dhe në kësisoj pandami BDI-ja nuk do të mund të shitet si negociatore e denjë se po mbronë kërkesat e shqiptarëve. . Teza se më mirë një vendim i drejtë sesa në kohë në politikë shpesh herë delë e gabuar bile ka njëherë edhe e dëmshme. Sepse në artin e politikës nga njëherë më mirë mund ta riparoshë një vendim jo mjaft të qëlluar sesa një vendim të mirë por SHUMË TË VONUAR . Rreflektimi në kohë të caktuar në politikë është shumë me rëndësi . Por kuptohet politikbërësit të legjitimuar me votë kanë për obligim dhe përgjegjësi të detektojnë kohën e duhur për vendime të duhura. Edhe mosmarja e vendimeve në politikë ngërthen në vete përgjegjësi të madhe politike. ** Alternativa pak më e kapshme për Bdi-në është që të formojë qeverinë me opozitën duke përkrahur edhe kyçjen në te edhe të partive tjera shqiptare ( si nënshkrues të Deklaratës duke përfshirë e Pdsh-në ) kuptohet nëse ata do të shprehnin gadishmëri. Partitë opozitare shqiptare do të duhej të rreflektonin për të marë edhe përgjegjësi politike . Mirëpo pjesmarja në qeverinë me opozitën kuptohet do të ishte JO ME ÇDO KUSHT , por me një pajtim kompromisi me rreflektimin e opozitës maqedonase ndaj Deklaratës ës përbashkët. kjo për vetë faktin se me opozitën janë pak premisa të Deklaratës për të cilat nuk do të mundej të ketë përgjigje për shkak të nevojës së pasjes së 2/3 -ve në Kuvend. Faktikisht edhe pse Bd- është ,,ÇELËSI,, pa të cilin nuk mundet, ajo me këtë taktizim të stërzgjatjes do ta bëjë që çelësi të ndryshket sa që nuk do ta pranonte asnjë birë e asnjë dyere politike !

Enjoyed this video?
qeveriaRm
"No Thanks. Please Close This Box!"