Jazzi ua shton shkëlqimin thesareve të muzikës së Anadollit

Published on 26-05-2017

Jazzi ua shton shkëlqimin thesareve të muzikës së Anadollit

Prizren, 26 maj – Një jazz-projekt, i nisur me synimin që thesaret e muzikës së Anadollit të prezantohen para botës, stacionin e parë ndërkombëtar e ka gjetur në Prizren. Këngët popullore turke të përpunuara me shumë kujdes nga muzikantët mjeshtër të jazzit nga Turqia kanë bërë që publiku i pranishëm në sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren të emocionohet, të këndojë dhe të argëtohet.

Përcjellja e këtyre këngëve për publikun vendas ka qenë e lehtë, pasi në Prizren jeton pjesa dërmuese e komunitetit turk që ka lidhje të afërta kulturore me Turqinë. Mirëpo risia për ta ka qenë që për herë të parë këto këngë popullore i kanë dëgjuar të aranzhuara në zhanrin jazz. E një gjë të tillë e ka mundësuar grupi i mbledhur nën titullin “Authentic Anatolian Project”, i përbërë nga pesë jazz-muzikantë të dalluar.

ishim në një koncert të mrekullueshëm”, ka komentuar shkurt Tolga Kazaz, këngëtar nga Prizreni, teksa ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që kanë mundësuar sjelljen e muzikantëve të “Authentic Anatolian Project” në këtë qytet.

Ngazëllim të ngjashëm kanë treguar edhe të tjerë në audiencë.

“Java…” u hap të martën mbrëma në Prishtinë me koncertin e jazz-këngëtares, Şenay Lambaoğlu, me kuintetin e saj 9 gjerësisht.

Enjoyed this video?
Jazzi ua shton shkëlqimin thesareve të muzikës së Anadollit
"No Thanks. Please Close This Box!"