Jeta e natës në Prishtinë si në Ibiza, vazhdon edhe ditën…!

Published on 08-07-2017

Peseshja e DJ-ve botëror, labeli Apollonia, William Djoko dhe Enzo Siragusa e bënë kryeqytetin e Kosovës me ‘natë të madhe’. Në fakt, mbrëmja e cila ishte menduar të jetë më e madhja e muzikës elektronike në Prishtinë, po vazhdon edhe ditën.
Mijëra të pranishëm në performancën e DJ-ve me famë botërore erdhën për të përjetuar ndjenjën që e japin klubet e mëdha të muzikës elektronike që janë në Berlin, Ibiza apo qendrat tjera të mëdha, për të cilat njihen.
Ishte labeli Apollonia, me tre DJ që performojnë njëkohësisht në set e më pas edhe Djoko dhe Enzo Siracusa ata të cilët i bënë fansat e muzikës elektronike që ndejën e tyre ta vazhdojnë edhe në orët e hershme të mëngjesit në Zone Club, klubin i cili e kishte organizuar një performancë të madhe me 5 DJ të famshëm.

Atmosferë e tillë zakonisht shihet nëpër skena të mëdha të muzikës elektronike, sikurse në Ibiza apo vende tjera ku turmat janë të etura shumë për muzikën dhe refuzojnë ta lëshojnë vendin edhe në orët e hershme të mëngjesit apo deri në pasditë. Në Zone ndeja ende po vazhdon dhe pritjet e organizatorëve janë që ndeja të vazhdojë deri në ora 13:00 të ditës së sotme.

What a night #zoneclub #electronicseries #apollonia #enzosiragusa #williamdjoko

A post shared by Z⭕️NE CLUB (@zoneclub) on

Enjoyed this video?
auto_ibiza-e1499528043287-780x4391499529418
"No Thanks. Please Close This Box!"