Juventus ofron 40 milionë euro për yllin e Italisë (Foto)

Published on 06-07-2017

Juventus edhe zyrtarisht ka bërë ofertë për anësorin e Fiorentinas, Federico Bernardeschi
Drejtuesit e Juventusit janë të vendosur për transferimin e yllit italian, Federico Bernardeschi, duke bërë edhe ofertën e parë zyrtare ndaj Fiorentinas.
Sipas Goal.com, Juventus edhe zyrtarisht ka ofruar 40 milionë euro për Bernardeschin, me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale.
Lojtari ka kontratë deri në vitin 2019, por Fiorentina shpreson se do të marrë 40 milionë euro dhe 10 të tjera në varësi të sukseseve të Juventusit.
Në rast se finalizohet ky transferim, atëherë Bernardeschi do të marrë edhe fanellën legjendare me numër 10 të Platinit, Del Pieros apo së fundmi Paul Pogbas. /Express/

3_1499350257-6198474

Enjoyed this video?
juve98_1499350281-7388278
"No Thanks. Please Close This Box!"