Kabineti i Ivanovit: Agjenti serb krijoi alibi për përfshirjen gjatë dhunës në Kuvend

Published on 24-08-2017

Kabineti i kryetarit Gjorgje Ivanov kanë reaguar ndaj deklaratës së agjentit serb Goran Zhivaleviq të dhënë për gazetën serbe Tanjug.

“Zhivaleviq nuk ka kërkuar leje por ‘pas përfundimit të veprimeve dhe aktiviteteve në Kuvend’, ka dërguar porosi te personat e punësuar nëpër institucione mes të cilëve edhe te këshilltari i kryetarit Ivanov se ka qenë në Kuvend me qëllim që të sigurojë alibe dhe ta heq përgjegjësinë për veprimin e tij”, thuhet në reagimin e Kabinetit të kryetarit.

Zhivaleviq ka theksuar se për qëndrimin e tij në Kuvend gjatë kohës së incidenteve ka marrë leje nga këshilltari i sigurisë së kryetarit, Sinisha Aleksovski.

Nga Kabineti i kryetarit thonë se këshilltari i theksuar nuk është person i autorizuar për paraqitjen e lëvizjes dhe qëndrimit të përfaqësuesve të huaj dhe ai në rastin konkret ka vepruar në pajtim me protokollet e sigurisë, për të cilat ai ka përgatitur dhe arkivuar raportet e dorëzuara për eprorët kompetentë.

Nga Kabineti i kryetarit theksojnë se “deklarata e Zhivaleviqit është e kundërta e fakteve. Shërbimet maqedonase nuk kanë kërkuar shërbim nga ai”.

Enjoyed this video?
zhivaljeviq-696x519
"No Thanks. Please Close This Box!"