Kabineti qeveritar i Zaevit, ja ministrat e Qeverisë së quajtur reformatore

Published on 28-05-2017

Mandatari dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev ka kompletur kabinetin qeverisës, pas finalizimit të marrëveshjes së koalicionimit me BDI dhe Alencës për Shqiptarët, informon INA.

Këto parti përbëjnë qeverinë e pakicës e cila ka 62 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë.

Partitë shqiptare do të udhëheqin me 8 ministri dhe sekretariate siç janë për sistem politik dhe sekretariati për eurointegrime.

Ajo që bie në sy janë ministrat pa portofol apo pa resor, që shkojnë deri në 7- 8 ministra.

Zoran Zaev – kryeministër

Oliver Spasovski, ministër i brendshëm

Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes

Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm

Dragan Tevdovski, ministër i financave

Renata Deskoska, ministre e arsimit

Goran Sugarevski, ministër për transport dhe lidhje

Ljupço Nikollovski, ministër i bujqësisë

Milla Carovska, ministre për punë dhe politikë sociale

Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike

Robert Allagjozovski, ministër i kulturës

Koço Angjushev, ministër pa resor

Edmond Ademi, ministër pa portofol

Robert Popovski, ministër pa portofol

Samka Ibrahimovski, ministër pa portofol

Zoran Shapuriq, ministër pa portofol

Zorica Apostolovska, ministre pa portofol

Adnan Qahil, ministër pa portofol

BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim)

Hazbi Lika- Zv/kryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve;

Bujar Osmani- Zv/kryeministër për Cështje Evropiane;

Sadulla Duraku- Ministër i Ambientit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë

Bylent Salihu- Ministër i Drejtësisë

Ramiz Merko- Ministër pa portofol

Aleanca për Shqiptarët

Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë

Zuhejl Fazliu – ministër i Pushtetit Lokal

(INA)

Enjoyed this video?
zaev2-640x370
"No Thanks. Please Close This Box!"