Kadare rrëfen për bisedat me Shirakun: Më tregoi 6 muaj më herët se Serbia do të bombardohet (Video)

Published on 11-04-2017

Ismail-Kadare-480x270

Ismaik Kadare ishte njoftuar për bombardimin e Serbisë gjashtë muaj para se kjo të ndodhte. Shkrimtari ishte njoftuar nga atëherë Presidenti francez Jacques Chirac.

“6 muaj para se të ndodhte kjo kam pasur korrespondencë me Presidentin e Francës Jacques Chirac dhe në një nga letrat e tij në shtator të 1998 më shkruante se: z/Kadare, Franca është e vendosur ta ndihmoj çështjen e popullit shqiptarë në Kosovë. Nëse do të vazhdojë shtypja e kësaj etnie Franca do të ndërmarrë iniciativë atje ku duhet dhe do të kërkojë ndërhyrje me armë ”, tregoi ai.

Thotë se me këtë u nderua populli shqiptarë dhe vet ai.

“Ishte nderim që më bëri mua Presidenti francez. Nderim që i bëri popullit shqiptarë. nxori një sekret të madh sepse ky është një sekret shumë i madh. Të dish gjashtë muaj përpara se çdo të bëj Europa, do të përdori armët në qoftë se serbët nuk tërhiqen është tamam sekret shtetëror i klasit të parë”, theksoi Kadare.

Enjoyed this video?
Ismail-Kadare-480x270
"No Thanks. Please Close This Box!"