Kandidati i Trump si ambasador në Bruksel: Greqia do dalë vetë nga BE

Published on 09-02-2017

vlcsnap-00013_16

Me shumë gjasa do të jetë zgjedhja e Donald Trump, për ambasador amerikan në BE. Ted Malloch, është në favor të daljes së Greqisë nga eurozona, gjë të cilën ai beson se do të ndodhë me kërkesë të Athinës brenda një viti ose një viti e gjysmë.

Duke folur në një intervistë për televizionin grek SKAI, teksa kredidhënësit ndërkombëtarë po sinjalizojnë rikthimin e krizës së thellë financiare të Greqisë, Malloch ka thënë se Greqia ka nevojë për reforma, lehtësim borxhi dhe ristrukturim të tij.

“Ne kemi daljen e Britanisë së Madhe, janë zgjedhjet në vendet e tjera evropiane, kështu që unë mendoj se është diçka që do të përcaktohet gjatë rrjedhës së vitit të ardhshëm, një viti e gjysmë. Mendoj se është interesante nga perspektiva e Greqisë, pse Greqia ëstë sërish në prag humnere; duket si një deja vu; do të përfundojë ndonjëherë? Unë mendoj se këtë herë më duhet të them se shanset janë më të larta që vetë Greqia do të këtkojë të dalë nga eurozona”, tha ai.

Lidhur me BE-në, Malloch ndan të njëjtën pikëpamje me presidentin e ri amerikan: BE-ja nuk do të jetë kjo që është dhe ndryshimi sipas tij do të ndodhë në më pak se një dekadë.

Paralajmëroi gjithashtu se monedha e përbashkët europiane Euro, shumë shpejtë do të dalë nga qarkullimi.

Enjoyed this video?
vlcsnap-00013_16
"No Thanks. Please Close This Box!"