Kartonët e kaltër rikthehen në përdorim, skadon afati i kartelave elektronike

Published on 17-08-2017

Kartonët e kaltër shëndetësor do të rikthehen sërish në përdorim. Kjo ndodh për shkak se kartelave elektronike të shtypura në vitin 2011-12 u kaloi afati i përdorimit pesëvjeçar, ndërkohë që kartela të reja nuk janë shtypur.

Nga Fondi për sigurim shëndetësor thonë se akoma nuk kanë zgjedhur kompaninë për të shtypur kartelat, andaj si alternativë e përkohshme mbeten kartonët e kaltër. Pavarësisht kësaj, qytetarët thonë se për këto ndryshime janë njoftuar nga barnatoret në momentin e blerjes së ilaçeve.

Kartelat e para elektronike shëndetësore u hodhën në përdorim në vitin 2011. Ato zëvendësuan vetëm kartonët e kaltër edhe pse ishte paralajmëruar se do të zëvendësojnë edhe librezat shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, paralajmëroi se deri në fund të vitit 2017 do të shpallet tender për zgjedhje të kompanisë që do të shtyp kartela të reja elektronike.

Enjoyed this video?
kartelat-elektronike-tani-m-euml-disa-vite-po-p-euml-rdoren-p-euml-r-di-ccedil-ka-tjet-euml-r_hd-1200x630
"No Thanks. Please Close This Box!"