Kasami e Sela takime për koalicion parazgjedhor

Published on 28-08-2017

Agjencia e Lajmene Zhurnal, nga burime brenda LR-PDSH dhe Lëvizjes BESA mëson se sot pas dite grupet negociuese nga LR-PDSH dhe Lëvizja BESA do të realizojnë një takim formal.

Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin eventual të këtyre dy subjekteve të bllokut politik shqiptar në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Poashtu, gjithnjë duke iu referuar këtyre burimeve mësohet se temë e këtij takimi do të jetë mundësia për koalicionim mes LR-PDSH-së dhe Lëvizjes BESA në komunat shqiptare që gravitojnë nga Gostivari e deri në Strugë, ku do të përkrahen kandidatët e LR-PDSH-së, ndërsa si këmbim për Lëvizjen BESA do të jenë përkrahja e kandidatëve për kryetar komunash nga Tetova e deri në Kumanovë, gjithnjë duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlametare të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.

Enjoyed this video?
auto_Bilall-Kasami-Ziadin-Sela1485590134
"No Thanks. Please Close This Box!"